")
Please enter at least 3 characters.

Ahmeti njofton se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane

2019/09/69898795_10158850060212166_1788355761361911808_o-1.jpg
6:"Shpend

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është hapur konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhen e re në Tophane "Ketrushët".

Në shkrimin  e bërë në Facebook, Ahmeti ka thënë se me hapjen e këtij konkursi përgatitemi për hapjen e çerdhes në lagjen e përmendur më lartë.

Ai ka bërë të ditur se pas çerdhes në Tophane do të jetë radha e çerdhes në lagjen Kalabria.

"Çerdhja e rindërtuar te blloku përfundon brenda tetorit, ndërsa në planifikim janë Kolovica dhe çerdhja e re në Dardani", ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/