Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Lirak Çelaj dhe Agim Gashi po tentojnë të hyjnë me dhunë në objektin e Trafikut Urban (Video)

2017/04/nenshkrimi-i-kontrates-me-kompanine-fituese-autobuset-e-trafikun-urban-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shefi i asamblistëve të PDK-së, Lirak Çelaj, dhe i atyre të LDK-së, Agim Gashi kanë tentuar të hyjnë me dhunë në Trafikun Urban, por janë penguar nga punëtorët.

Ahmeti thekson se pas rehabilitimit të ndërmarrjes ata po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkëmbjes.

Lexoni të plotë njoftimin e Ahmetit:

“Liraku dhe Agimi paskan vendosë sot me shfrytezu ditën e dëshmorëve me provu me hy me dhunë ne Trafik Urban. Punëtorët nuk po lejojnë që këta njerëz të hynë në ndërmarrje. Pas rehabilitimit të ndërmarrjes po tentojnë të shantazhojnë projektin e rimëkbjes. Sulmet tash janë të përditshme, por së bashku me qytetarë duhet ta ruajmë progresin e qytetit”.

Video: Periskopi