Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Ruganit, Torchia: Chelsea e kërkoi, por ai nuk dëshironte largimin

2018/10/Daniele-Rugani-Juve-e1539813024474.jpg
225:"VILLAR PEROSA, ITALY - AUGUST 12: Daniele Rugani of Juventus in action during the Pre-Season Friendly match between Juventus and Juventus U19 on August 12, 2018 in Villar Perosa, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Daniele Ruganit, Davide Torchia, ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Ai zbuloi se Chelsea kishte shfaqur interesim serioz për mbrojtësin e Juventusit, por se ai kishte vendosur të qëndrojë te Zonja e Vjetër.

24-vjeçari ishte dëshira e trajnerit Maurizio Sarri, me të cilit kanë punuar së bashku te Empoli.

Daniele Rugani gjatë një dueli me Stipe Perican e Frosinones (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Chelsea përpjekje të mëdha gjatë negociatave, Juve e vlerësoi, por lojtari nuk kërkoi asnjëherë largimin", ka thënë Davide Torchia për radion RMC Sport.

“Objektivi i tij ishte të fitonte vendin në formacionin startues. Juve gjithashtu beson te lojtari gjithashtu".

“Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2021, por nuk ka urgjencë në rinovim, por as ne nuk mund të presim shumë", shtoi ai.

Deri më tani në këtë sezon Rugani ka bërë vetëm një paraqitje në Serie A. /Telegrafi/