Please enter at least 3 characters.

Agim Veliu nuk tregon nëse sot nënshkruhet koalicioni me LVV-në, thotë se ende kanë çështje për të diskutuar

2017/05/agim-veliu-Telegrafi-780x439-1.jpg

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe tek varri i tij.

Pas homazheve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur edhe për çështjen e nënshkrimit të koalicionit me LVV-në, e cila pritet që të ndodhë sot.

Veliu ka thënë se bisedimet janë ende duke vazhduar, dhe se akoma kanë çështje për t'u diskutuar.

"Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa dallime programore që kanë qenë tashmë janë tejkaluar, janë edhe disa çështje tjera të cilat kanë mbetur që do të diskutohen prej sot e tutje", ka deklaruar Veliu. /Telegrafi/