Please enter at least 3 characters.

Aeroporti i Prishtinës regjistron 386 mijë pasagjerë në tetor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka mbyllur muajin tetor 2025 me rezultate mbresëlënëse.

Gjatë këtij muaji u regjistruan 386,957 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 8.75% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve, aeroporti raportoi edhe 2,747 fluturime

"Me 2,747 fluturime, vazhdojmë të forcojmë pozitën tonë si një qendër e rëndësishme rajonale. Faleminderit të gjithë pasagjerëve", njofton APN. /Telegrafi/