Please enter at least 3 characters.

Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim duke përmendur disa nga besëtytnitë shqiptare

2021/08/Screenshot_6-12.png

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e shtypin rozë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje shpesh reagon për tema të ndryshme dhe së fundmi bëri një thirrje për vaksinim.

Në një postim të publikuar në Facebook, ajo përmend disa nga besëtytnitë shqiptare përfshirë edhe një të fundit që është përfolur gjithandej për vaksinat.

“Mos u vaksinoni se ua shtinë çipin” - ka qenë e fundit për të cilën tërthorazi thotë se nuk është e vërtetë dhe se nuk duhet të besojnë në këtë.

Postimi i plotë i Matoshi (pa ndërhyrje):

"Mos i le trohat n’sofër se t’ha qeniMos i ndrro lugt se e ndrron nafakënMos kesh shumë se i lagë postavatMos uli n’prag deres se metni En derëMos rri me ni çerapë se metë vejanMos kno’ n’sofër se e merrni grunë e vështirëMos pi kafe se t’del bishtiMos lujë me gërshonë se e prenë nafakënMos ha shtritë se t’dalin lythatMos u kçyrni n’pasqyre natënMos afrohi te bunariMos kesh për s’tepri se t’del vajMos Pakërce mes dy banderrave se t’bohët nana lopëMes i pakërce fmitë se nuk rritenMos e çel çadrën mrenaMos e the pasqyren se t’shtyhet martesaMos e grryj sahanin se t’bjen shi n’diten e martesesEdhe ma e reja….Mos vaksinohi se ju shtijn çipin!!!Hajgare a???Pra pra ju dini t’vegjël s’jeni e se kom ndermend me ju thon kurgjo, vetem mos bohi me men t ‘atij Sinanit masnene me thon u shka u bo!!Vaksinohuni o njerez!”. /Telegrafi/

Adriana Matoshi (Foto: Facebook)