Please enter at least 3 characters.

Adrian pas trofeut të parë me Liverpoolin: Ka qenë një javë e çmendur

2019/08/Adrian-Liverpool-1.jpg
311:"ISTANBUL, TURKEY - AUGUST 14: Adrian of Liverpool lifts the UEFA Super Cup trophy as Liverpool celebrates victory following the UEFA Super Cup match between Liverpool and Chelsea at Vodafone Park on August 14, 2019 in Istanbul, Turkey. (Photo by Michael Regan/Getty Images) (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri i Liverpoolit, Adrian e ka cilësuar si javë të çmendur javën e kaluar si lojtar i klubit të madh anglez, pasi fitoi trofeun e Superkupës së Evropës.  

Liverpooli fitoi Superkupën e Evropës pasi mposhti në penallti (5-4) Chelsean, me lojën e rregullt që përfundoi 1-1 dhe vazhdimet 2-2.

Njëri nga heronjtë e Reds ishte portieri spanjoll, Adrian, i cili priti penalltinë vendimtare të goditur nga lojtarët e Chelseat.

Ky trofe për Adrian erdhi vetëm nëntë ditë pas transferimit të tij në Anfield dhe spanjolli e ka cilësuar si javë të çmendur këtë të kaluar si lojtar i Reds.

Adrian duke ngritur lartë trofeun e Superkupës së Evropës (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

E çmendur pasi 32-vjeçari erdhi si zëvendësues i Alisson Becker, por braziliani u lëndua dhe Adrian luajti si titullar në finalen e Stambollit.

"Ka qenë një javë e çmendur", ka thënë fillimisht Adrian në një intervistë pas ndeshjes.

"Jam shumë e lumtur për skuadrën, sepse kam fituar trofeun dhe e ka përfaqësuar Liverpoolin".

"Këta tifozë kanë shijuar një ndeshje shumë të gjatë, por ajo pati një fund shumë të bukur për ne", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/