Please enter at least 3 characters.

Adnani: Dua të bëhem më i miri në botë

2016/01/adnani-dua-t-euml-b-euml-hem-m-euml-i-miri-n-euml-bot-euml_hd.jpg

Në intervistën për emisionin Intearktiv KTV, Adnani foli për karrierën e tij, debutimin e ëndrrave te Manchester United.

Ai nuk la pa folur as për atë se për cilën kombëtare do të luajë.

“Debutimi ishte shumë i mirë. Prej fillimit kam dashur të luaj për Manchester Unitedin dhe kam pasur rastin për të luajtur dhe i kam dhënë dy gola për familjen dhe tifozët”.

“Si kanë reaguar trajneri dhe lojtarët? Shumë mirë të gjithë lojtarët kanë festuar, për mua ka qenë shumë mirë dhe kam qenë i gëzuar sepse i kam dhënë dy gola”.

“Sezoni pres që të jetë i mirë, kam ardhur këtu për të luajtur dhe tani do të jap maksimumin. Natyrisht, për t’u bërë lojtari më i mirë në botë”, theksoi Adnani.

Ai shtoi se golin e parë për Manchester United, e ka dedikuar për njerëzit në Kosovë, të cilët ai i ka falënderuar për përkrahjen.

“Falënderoj të gjithë njerëzit në Kosovë. Faleminderit shumë. Goli është për ata”, tha Januzaj.

I pyetur për se për cilën kombëtare do të luajë, Januzaj e konfirmoi se vendimi i mbetet në dorë babait të tij.

“Vendimi është i babait tim. Atë e kam mbrapa, kështu që...”, përfundoi 18 vjeçari.

Kjo është intervista e parë e Adnan Januzajt për ndonjë medium shqiptar, apo botëror. /Telegrafi/