Please enter at least 3 characters.

Adnan Januzaj i shënon gol të bukur Atletico Madridit

2022/01/januzaj.png

Real Sociedadi ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit në duelin që po luhet në kuadër 1/8 së finales së Kupës së Mbretit.

Vendasit e filluan mjaft furishëm takimin, duke e vënë nën presion skuadrës mysafire.

Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Joseba Zaluda asistoi te Adnan Januzaj që shënoi një gol të bukur me kokë.

Anësori shqiptar ka shënuar deri më tani dy gola në La Liga, derisa ky është i pari në Kupën e Mbretit. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1483901304837599232