Please enter at least 3 characters.

Ademi pas mbylljes së vendvotimeve: U ballafaquam me fushatë të pandershme, të ruhet çdo votë

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, në konferencë për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet lokale, tha se AKI në këto zgjedhje është ballafaquar me fushatë të pandershme.

Ai u bëri thirrje të gjithë komisionerëve të ruajnë votat dhe integritetin e procesit zgjedhor.

"Falënderoj çdo qytetarë, sidomos mërgatën që sot ushtroi të drejtën e saj për të votuar me përgjegjësi dhe dinjitet. Këto zgjedhje ishin me shumë se një garë, rezistuam përballë një fushate të pandershme".

"Pamë blerje masive të votave, ndërhyrje brutale të aparatit shtetëror në favor të pushtetit, megjithatë qytetarët e bënë dallimin dhe nuk lejuan që këto metoda të errëta nuk arritën ta shtrembërojnë vullnetin e tyre", tha mes tjerash Ademi.