Please enter at least 3 characters.

Adele theu rekordin kohor për një miliard shikime (Foto/Video)

Rikthimi i Adele në skenën muzikore, pas katër vitesh pauzë, u shoqërua me arritje të disa rekordeve.

Pjesë e albumit të saj “25” është edhe kënga “Hello” që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga fansat. Videoklipi i kësaj kënge ka arritur shifrën prej një miliard shikimesh për kohë rekorde.

Që në 24 orët e para të publikimit, videoja theu rekord duke arritur 27.7 milionë shikime, derisa shifrën prej 100 milionë shikimesh e ka arritur brenda pesë ditësh.

adele

I publikuar më 22 tetor 2015, videoklipit të këngës “Hello” i janë dashur më pak se tre muaj që të kalojë shifrën prej një miliard shikimesh.

Krahas kësaj, Adele ka thyer rekordin e ‘NSYNC për numrin e albumeve të shitura brenda një jave, po ashtu ka kryesuar top-listat e iTunes në mbi 100 vende dhe i ka shitur përnjëherë të gjitha biletat e turneut të saj në Amerikën Veriore. /Telegrafi/