Please enter at least 3 characters.

Adele ‘detyron’ artistët të shtyjnë publikimet e albumeve

2016/01/adele.jpg

Adele është një artiste tepër e veçantë, e cila ka arritur që të mbajë për shumë kohë të mbërthyer pas vetes fansat e saj me albumin e tretë, që më në fund do të dalë në dritë më 20 nëntor.

Por, pavarësisht faktit se Adele ka shitur mbi 40 milionë kopje të albumeve të saj, ekspertët e muzikës shprehen pesimistë rreth pozicionimit të tij në klasifikimet muzikore.

Megjithatë, në të njëjtën kohë është përfolur se shumë artistë të tjerë të tillë si One Direction, kanë vendosur t’i shtyjnë publikimet e tyre që përkonin në të njëjtën kohë me albumin e Adele, pasi nuk duan të konkurrojnë me këngëtaren 27-vjeçare. /Telegrafi/