Abdixhiku premton rritjen e shtesave - asnjë pension nuk do të jetë më pak se 300 euro
28/05/2026
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku duke shpalosur programin qeverisës, premtoi dyfishim të pensioneve.
Sipas tij, nuk do të jetë asnjë pension më pak se 300 euro.
“Dyfishim të pensioneve; pa asnjë pension nën 300 euro. Sepse një Republikë serioze nuk e lë askënd pas”, tha Abdixhiku.
Po ashtu Abdixhiku ka thënë se shtesat, përfitimet, beneficionet nuk do të jenë lëmoshë elektorale.Dhe se LDK nuk do t’i ndal ato, por do t’i rris dhe garantojë me ligj.
“Shtesat, përfitimet, beneficionet, nuk do të jenë lëmoshë elektorale. Jo, ato nuk do të ndalen. Do të jepen, do të rriten. Dhe do të garantohen me ligj. Si siguri e përhershme jo si blerje elektorale”, theksoi Abdixhiku.


