Please enter at least 3 characters.

Abdixhiku për Kurtin: Shqetësuese arroganca e tij, paramendojeni si do të sillet kur ta merr pushtetin

2020/02/aderimi-i-Lumir-Abidixhiku-ne-LDK-foto-Ridvan-Slivova-10-780x439-1.jpg

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, i ka thënë se Albin Kurti, kryetari i LVV-së është duke shfaqur sjellje të arrogancës me mos praninë e tij në intervista në media.

“Kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetëpërmbushëse. Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë. Por shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin”.

“Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh në kërkesën e Washingtonit”,  ka thënë Abdixhiku në T7.