Please enter at least 3 characters.

A prishet cipa e virgjërisë nga përdorimi i tamponit?

2023/08/helloflo-d9418937bab2816f32627cad88c6f1375fa29637-s1100-c50.jpg
112:""We just thought we were telling this endearing story women could relate to," says HelloFlo founder Naama Bloom.
20:"Courtesy of HelloFlo

Atyre që dëgjojnë për herë të parë për tamponin, zakonisht u vijnë në mendje pyetje si: “Ku futet tamponi”, “A mund të ngecet aty”, “A mundet të humbë aty brenda dhe të mos jeni në gjendje ta nxirrni”, etj.

Por, në mesin e këtyre pyetjeve, është edhe pyetja e shoqëruar me frikë se a humbet virgjëria si pasojë e përdorimit të tamponëve.

Fillimisht duhet pasur parasysh se virgjëria ka rëndësi të ndryshme për çdo person – për disa njerëz nuk ka rëndësi fare virgjëria, e për disa ka rëndësi të madhe.

Nëse humbjen e virgjërisë e konsideroni kur prishet cipa e virgjërisë, atëherë duhet të keni parasysh se kjo cipë është shumë e hollë dhe gjendet në pjesën e parë të vagjinës, transmeton Telegrafi.

Cipa mund të prishet edhe pa kryer seks

Mbi të gjitha duhet të keni parasysh se cipa e virgjërisë (himena) nuk duhet të përdoret si metodëpër të vendosur nëse dikush është e virgjër apo jo sepse disa vajza janë të lindura pa cipë fare. /Telegrafi/