Please enter at least 3 characters.

A ndjek 'Europoli' ndonjë parti politike në Maqedoni? Kjo është përgjigjja

2016/11/Europol.jpeg

Në opinion në Maqedoni janë shpërndarë informacion kinse organizata për siguri dhe përballje me elemente devijante në shtetet anëtare të BE-së, Europol, ka filluar hetimet për një parti politike në Maqedoni lidhur me financimin e fushatës dhe veprimtarisë politike.

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Europolin për të marrë një përgjigje rreth aktivitetit të tyre në Maqedoni dhe a ka ndjekje të ndonjë partie për financim nga jashtë.

Përgjigja e interpol për Telegrafi Maqedoni thotë ''Përderisa Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa Europoli është agjenci evropiane, ne nuk kemi mandat që të zhvillojmë operacione brenda në këtë shtet'' është përgjigja e shkurtër e Europol për Telegrafi Maqedoni./Telegrafi/