A ka grua më tërheqëse se ajo? Një fustan, një siluetë dhe gjithë vëmendja mbi Amanda Holden!
Elegancë dhe magjepsje në një trup
Prezantuesja britanike Amanda Holden shkëlqeu përsëri në rrugët e Londrës, teksa u drejtua për në studiot e "Heart FM", ku ajo është një nga figurat më të dashura të radios.
Sipas "Daily Mail", 53-vjeçarja u shfaq me një pamje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe lenteve të aparateve.
Me një fustan midi në ngjyrë pjeshke, që i përqafonte linjat trupore me elegancë dhe klas, Amanda tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga femrat më stil në mediat britanike.
Ajo kishte kombinuar pamjen me një palë taka në nuancë bezhë që i zgjatnin edhe më shumë siluetën, dhe mbante një çantë luksoze Louis Vuitton. Veshja ishte e plotësuar me aksesorë të artë minimalistë, të cilët i jepnin finesë pa e ngarkuar pamjen, transmeton Telegrafi.
Për modelin e flokëve, Amanda kishte zgjedhur valë të lehta në kaçurrelat e saj bjonde, një stil i cili tashmë është bërë pjesë e identitetit të saj televiziv. Grimi ishte i thjeshtë por ndriçues, duke vënë në pah tiparet natyrale të fytyrës.
Edhe pse mbante syze të errëta dhe përpiqej të shmangte shikimet kurioze të publikut, ajo nuk i kurseu buzëqeshjen aparatit, një përshëndetje e heshtur që dëshmon vetëbesim dhe prezencë pa mundim.
Pa dyshim, Amanda mbetet një figurë frymëzuese për shumë gra, një kombinim i natyrshmërisë, stilit dhe karizmës që rrallëherë shkon pa u vënë re.
/Telegrafi/


