Please enter at least 3 characters.

A është kjo shakaja më e keqe? Spërkatin dhëndrin me bombolën për fikjen e zjarrit, por ai për pak sa nuk ngufatet (Foto/Video)

2016/09/1-230.jpg

Një nuse ka mbetur e shokuar kur burri i saj u sulmua gjatë ceremonisë martesore, por kjo shaka e tepruar për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi.

Dhëndri që po qëndronte pranë nuses u sulmua nga njëri prej mysafirëve i cili e spërkati me bombolën për fikjen e zjarrit, duke e mbuluar kështu në pluhur të bardhë, transmeton Telegrafi.

Por duket se pluhuri për pak sa nuk e ngufati atë i cili filloi të bërtasë, “ujë, më sillni pak ujë”.

Ceremonia tradicionale e njohur si “nao dongfang” që aplikohet tek çiftet e sapomartuar, ka filluar të bëhet hit nëpër botë gjatë viteve të fundit.

Videoja është shpërndarë në mediat sociale dhe ka nxitur kritika dhe reagime të ashpra, për faktin se vazhdon një traditë e pakuptimtë. /Telegrafi/