Please enter at least 3 characters.

A duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt? - AAK kërkon që ekipi për reformën zgjedhore të trajtojë këtë çështje

2022/05/280616915_1346855719051511_8840770867848420055_n.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, para mediave ka folur për çështjen e fillimit të punës së ekipit për reformë zgjedhore.

Ai tha se gjatë mbledhjes u dakordua që komisioni për reformë zgjedhore të trajtoj tema të rëndësishme.

“Në këtë temë AAK ka një qëndrim më të avancuar jo vetëm trajtimin e problemeve teknike por edhe temave të mëdha”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se AAK kërkon që të trajtohet çështja e zgjedhjes së presidentit, numërimit të votave dhe  se a duhet Kosova të jetë një zonë apo shumë zona.

“Tema e parë është se a duhet presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt, tema e dytë a do të jetë Kosova një zonë apo shumë zona dhe tema e tretë procesi i numërimit të votave a duhet të bëhet në klasë apo në qendër të vendvotimit, forma elektronike apo fizike dhe po ashtu nëse është një listë e hapur a duhet të jetë një tik apo më shumë tika”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/