Please enter at least 3 characters.

50 Cent: Një polic ka urdhëruar vrasjen time

2019/02/50-centi.jpg
259:"NEW YORK, NY - JUNE 28: Curtis "50 cent" Jackson performs onstage during the Starz "Power" The Fifth Season NYC Red Carpet Premiere Event & After Party on June 28, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for Starz Entertainment LLC)
32:"Getty Images for Starz Entertain

Reperja thotë se po merr "kërcënim shumë serioze" dhe tashmë ka lajmëruar rastin në polici.

Kjo e fundit në Nju Jork ka nisur hetimet rreth pretendimeve se një polic kishte urdhëruar që të qëllohet me armë në drejtim të artistit.

Zëvendës-inspektori Emanuel Gonzalez, i cili komandon zonën e 72-të në Brooklyn, thuhet se e bëri komentin gjatë muajit qershor të vitit të kaluar.

Curtis '50 Cent' Jackson (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Në përgjigje, 50 Cent tha se Gonzalez ishte një "polic i pabesë që abuzon me pushtetin e tij" dhe një "simbol i gangsterëve".

"Tani po i shoh policët më ndryshe," shkroi në Twitter duke shtuar se "Pjesa e trishtuar është se ky njeri ka ende një distinktiv dhe një armë".

"Unë e marr këtë kërcënim shumë seriozisht dhe jam duke u konsultuar me këshilltarët e mi ligjor në lidhje me opsionet e mia", shtoi ai.

NYPD tha për Sky News se "çështja është nën shqyrtim të brendshëm". Incidenti nuk u regjistrua dhe Gonzalez thuhet se u përpoq të anashkalojë komentin si shaka. /Telegrafi/