Please enter at least 3 characters.

5 fustane me të cilat me siguri do ta joshësh për Ditën e të Dashuruarve

2016/01/5-fustane-me-t-euml-cilat-me-siguri-do-ta-josh-euml-sh-p-euml-r-dit-euml-n-e-t-euml-dashuruarve_hd.jpg

Dita e Shën Valentinit po vjen, është koha për të zgjedhur veshjen tuaj! Secila femër ndodhet përballë vështirësisë se si të vishet në ditën e të dashuruarve, për t’u dukur sa më bukur për njeriun e saj të zemrës – transmeton Telegrafi.

E kuqja e ngrohtë
Fusni frymë ngrohtësie dhe rikujtojani verën në fustanin e kuq. Është i thjeshtë, pa dizga të holla dhe me siguri do t’i pëlqejë, transmeton Telegrafi.

Fustani i zi seksi

Ky fustan është për vajza të guximshme! Fustani i zi, me dantella me dekolte të hapur në shpinë. Gudulisja imagjinatën me një model të këtillë.

Fustani romantik ngjyrë trëndafili
Vëreni në pah feminitetin me fustan ngjyrë trëndafili. Pa dizga, i shkurtër dhe i zbukuruar me imagjinatë të madhe. Jo vetëm që është romantik, por edhe shumë joshës.

Fustani i gjelbër valë-valë
Fustani i shkurtër dhe i thjeshtë i cili me siguri do t’i pëlqejë. Do të dukesh bukur, ndërkaq nuk do të kesh nevojë të përgatitesh gjatë për të dalë në takim.

E kuqja është ngjyra e dashurisë
Fustani i thurur, i kuq me siguri është më i qëlluari! I shkurtër dhe pjesërisht provid..Do t’ia gudulisë imagjinatën! /Telegrafi/