39 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave ruse në Siri
19/04/2016
Të paktën 39 civilë u vranë sot në një sulm ajror që dyshohet të jetë bërë nga ushtria ruse, në dy tregje në veri të Sirisë.
Në këto sulme u vranë 16 civilë në një treg për karburant në Maarat al-Naasan, fshat i provincës Idlib, ndërsa 23 civilë të tjerë , duke përfshirë pesë gra, u vranë nga sulmet në një fshat të mbajtur nga grupi i Shtetit Islamik në provincën Aleppo, tha Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.
Observatori Rami Abdel Rahman ka deklaruar për AFP-në se katër xhihadistë u vranë gjithashtu në këto sulme, në fshatin Maskana, dhe se shumë njerëz janë plagosur rëndë.
Observatori tha se burimet në terren kanë identifikuar aeroplanët rusë të cilët kanë sulmuar.


