Please enter at least 3 characters.

1,923 gjoba dhe 72 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt, një person humb jetën

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga 3 deri më 9 shtator, në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar gjithsej 1,923 gjoba kundërvajtëse për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, gjatë së njëjtës periudhë janë pezulluar edhe 11 patenta shoferi për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Ndërkohë, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 72 aksidente, prej të cilave një ka qenë fatal.

Si pasojë e aksidentit fatal, një person ka humbur jetën, ndërsa në 25 aksidente me lëndime janë lënduar gjithsej 36 persona. Policia ka evidentuar edhe 46 aksidente me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Qytetarët janë ftuar që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/