Please enter at least 3 characters.

18 të vdekur pas një aksidenti rrugor në Kinë

2016/12/135875906_14806567604141n.jpg

Të paktën 18 persona kanë vdekur pasi një autobus doli nga rruga duke përfunduar në një liqen pranë qytetit të Ezhout në Kinën qendrore, raportoi sot media shtetërore.

“Shoferi i autobusit u ndalua dhe është nën hetim”, njoftoi televizioni shtetëror kinez, CCTV.

Ekipet e shpëtimit nxorën autobusin nga uji në një pjesë të rrugës në afërsi Miaolingut.

Të gjitha viktimat ishin në gjendje të identifikohen.

Në total, 20 persona po udhëtonin në momentin e aksidentit.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua raportoi 17 të vdekur në aksident.

”Një pasagjer vdiq pasi u nxor nga autobusi”, njoftoi portali i lajmeve cnhubei.com. /kp/