AMO pjesëmarrëse në “Panairin FOOD Istanbul” (Foto)
Panairi ndërkombëtar “FOOD Istanbul” në Stamboll të Turqisë çdo vit e me shumë ka si mysafirë kompani të mëdha botërore.
E këtë vit, një nder to është edhe kompania prodhuese nga Kosova “AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë Gllareva.
Kompania AMO njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete regjionale dhe botërorë.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë panair, kompaninë AMO e vizitoi edhe ministri i Doganave të Turqisë, Bylent Tyfekci, ku përfaqësuesi i kompanisë Sami Morina prezantoi produktet dhe mundësitë e kompanisë për prodhime ushqimore dhe kapacitetet për eksport.
Kompania AMO është pjesëmarrëse në shumë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Zvicër, Dubai, Francë dhe vende tjera të botës.
Thënë më mirë, produktet e kompanisë AMO janë prezentë në më shume se 30 shtete në botë. /Telegrafi/































