LAJMI I FUNDIT:

AMO Food Industry me risi, ka filluar eksportin edhe në Palestinë

AMO Food Industry me risi, ka filluar eksportin edhe në Palestinë

Kompania prodhuese nga Kosova “AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë Gllareva, njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete të regjionit dhe botërore.

Kompania “AMO” pas sukseseve të vazhdueshme në treg me produktet e veta, ka filluar eksportin e produkteve edhe në Lindjen e Mesme, më saktësisht në Palestinë.

Menaxheri i kompanisë “AMO”, Sami Morina, ka thënë se depërtimi i produkteve në tregun e Palestinës është edhe një dëshmi se produktet të cilat i prodhojnë kanë cilësi dhe kualitet të lartë.

“Produktet e ‘AMO’-s në Palestinë do të distribuohen nëpërmjet kompanisë ‘ZARA Food’. Me këtë eksport dhe depërtimi në tregun e Palestinës tregon se ne kemi produkte kualitative dhe me cilësi të lartë. Kjo po ashtu është edhe një dëshmi se ne mund të jemi konkurrent edhe me tregje dhe produkte tjera botërore “, tha Morina.

Së fundmi është publikuar edhe një fotografi e një vajze të vogel e cila shihet para xhamisë së njohur Al-Aqsa Mosque, duke shijuar Amoretin edhe në Palestinë.

Sipas Morinës, produktet e Kompanisë “AMO” shumë shpejtë do të jenë të prezantuara edhe në tregje të vendeve të tjera.