Legjenda e Shqipërisë Amir Abrashi ka zbuluar se ka mbetur shumë i emocionuar kur pa tifozët në “Air Albania” që po ngritën në këmbë si dhe të duartrokasin për të.

Lojtari më me eksperiencë të Zurichu njoftoi pensionimin nga Shqipëria të shtunën e kaluar, me Federatën Shqiptare që e falënderoi për kontributin e dhënë.


“Kur pashë tërë tifozët në stadium që u ngritën në këmbë dhe më duartrokitën, menjëherë u bëra shumë emocional”.

“Të godet në atë moment: Koha jote vërtetë përfundon dhe një aventurë e jashtëzakonshme po mbyllet”.

Abrashi pastaj ka kujtuar kualifikimin e parë historik në “Euro 2016”.

Amir Abrashi

“Edhe kualifikimi ishte komplet i çmendur, me ndeshjen fitore hapëse në Portugali, ndeshja e pezulluar në Beograd, ku nuk kishte të bëjë aspak me futbollin”.

“Kurrë nuk do ta harroj si tifozët shqiptarë e festuan kualifikimin tonë atë herë. Ishte një eksperiencë unike e karrierës”.

Abrashi pastaj u ftua nga përzgjedhësi Sylvinho edhe për “Euro 2024”, për të cilën deklaroi se ishte komplet e papritur.

“Nuk luajta, por jam kënaqur çdo minutë me kombëtaren. Isha në gjendje të shtyja dhe mbështesja lojtarët e rinj, ta shikoja secilën stërvitje dhe të sigurohesha që atmosfera ishte pozitive”.

“Ky rol i ri më ndihmoi të rritem si lojtar, isha në gjendje t’i jepja diçka Federatës, të cilës i kam borxh shumë”.

Abrashi tani ka nisur punën për ta marrë diplomën e trajnerit te Federata Shqiptare./Telegrafi/

telegrafi sport app