Një nënë e katër fëmijëve thotë se e ka problem të gjejë dallimin tek djemtë e saj binjakë të porsalindur, për shkak të ngjashmërisë që ata kanë.

Amerikanja e njohur si Onya Wishlist në internet, e pranoi se shpesh i ngatërron djemtë e saj dy javësh, pavarësisht se u vesh çorape me ngjyra të ndryshme për të dalluar secilin, transmeton Telegrafi.


Gruaja 30-vjeçare, tha se njëri prej binjakëve ishte shumë më i vogël kur u lindën, por tani kanë të njëjtën madhësi që do të thotë se është pothuajse e pamundur të dallohen.

“Nuk po e dalloj, njërin prej tjetrit. Cili është cili? Cili je ti?”, bënte Onya shaka në një video të cilën e kishte shpërndarë në TikTok, derisa po i drejtohej njërit prej binjakëve.

@onyawishlist

And I guess I should dress them in different colors too things are getting heated 🤣🤣 #GenshinImpact33 #fyp #foryou #twins #twinpregnancy #momsoftiktok #dadsoftiktok #twincommunity

Videoja të cilën e kishte publikuar amerikania ka marrë dhjetëra mijëra komente nga përdoruesit. /Telegrafi/