LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja humbi gjysmën e krahut për shkak të tharëses së flokëve – ajo tregon si i ka ndodhur ky aksident i tmerrshëm

Amerikanja humbi gjysmën e krahut për shkak të tharëses së flokëve – ajo tregon si i ka ndodhur ky aksident i tmerrshëm

Mary Wilson nga Karolina e Jugut përjetoi një aksident të tmerrshëm të shkaktuar nga një tharëse flokësh. Pas kësaj mjekët i kanë amputuar krahun deri në bërryl.

Wilson para se të shkonte të flinte po i tharte flokët në shtëpinë e saj në James Island, kur papritmas humbi vetëdijen teksa mbante pajisjen.

Ajo ra në dysheme dhe u ul në tharëse flokësh, por pajisja ishte ende në punë me fuqi të lartë dhe i dogji dorën, duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë, shkruan foxnews.


Wilson tha se ajo ishte pa ndjenja në dysheme për rreth 20 minuta para se partneri i saj ta gjente.

Më tha “shikoje dorën tënde”. “Unë shikoja dorën time. As që e dalloja”, shtoi ajo.

Watch the latest video at foxnews.com
Wilson u dërgua me urgjencë në spital ku mjekët thanë se lëndimet e saj ishin aq të rënda – për shkak të dëmtimit të rëndë nervor të shkaktuar nga nxehtësia e tharëses së flokëve – sa që dora dhe kyçi i saj duhej të amputoheshin.

“Djegjet në dorën time ishin djegie të shkallës së tretë, ato ishin deri në eshtra”, tha Wilson.

Ajo tha se tharësja nuk kishte një mbyllje automatike si mjetet e tjera të nxehta të flokëve dhe se një mekanizëm i tillë sigurie mund t’i ketë shpëtuar dorën.

“Ju e shihni atë sikur një hekur për rrafshimin e kaçurrelve – ata kanë këtë pllakë qeramike që, kur arrin në një temperaturë të caktuar, fiket. Nëse do të ishte, atëherë ndoshta lëndimet e mia nuk do të ishin aq të mëdha”, shtoi ajo.

Nuk është e qartë se pse ajo humbi vetëdijen. Wilson thotë se ajo duhej të linte punën si kujdestare qensh dhe nuk është e sigurt nëse do të jetë në gjendje të kthehet në atë rol në të ardhmen.

“Më mungon absolutisht, më mungojnë qentë, më mungojnë klientët”, tha Wilson.

“Unë do të vazhdoj ta jetoj jetën time në maksimum. Është vetëm një dorë. Çfarë është kjo, 10 për qind e trupit tim? Humbja e një krahu mund të jetë diçka që ndryshon atë që jam, por nuk do të thotë se më përcakton për gjithçka”, tha Wilson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Kalo në kategori