LAJMI I FUNDIT:

Amerika kthen vëmendjen nga Ballkani, njohësit e çështjeve politike thonë se momentumi duhet shfrytëzuar

Amerika kthen vëmendjen nga Ballkani, njohësit e çështjeve politike thonë se momentumi duhet shfrytëzuar

Administrata Biden ka dërguar në Ballkan një numër të madh diplomatësh me eksperiencë qaka nga njohësit e çështjeve të sigurisë po konsiderohet si shtim i interesimit të SHBA-ve për këtë rajon.

Tani kanë filluar të zbulohen kërkesat e para që përfaqësuesit e Amerikës kanë për udhëheqësit e vendeve të Ballkanit.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Ballkanit Perëndimor i duhen liderë politikë që janë të përkushtuar në integrimet evropiane.


https://youtu.be/hruIPS2AT1A?t=2489

“Çelësi për Ballkan Perëndimor më të fuqishëm është ai i cili krijon gjithë përfshirje, integrim, pajtim etnik dhe jo politika nacionaliste”, ka thënë Escobar.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi thotë se mesat e Escobar duhet të merren parasysh nga Kosova dhe Serbia.

“Nyja e Ballkanit është çështja Kosovë-Serbi nuk është Bosnja. Bosnja është një dëm kolateral që ka mbetur dhe mund të zgjidhet shumë më lehtë se Kosova. Çështja e Kosovës është shumë më komplekse për shkak të interferimit të palëve të treta. Zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi e zgjidh gjithë çështjen në Ballkan”, deklaroi për RTV Dukagjinin Dritëro Arifi.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të takohet në Bruksel me homologun serb gjatë muajit të ardhshëm.

Ndërsa Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thotë se palët duhet të kenë parasysh kërkesat e Escobarit.

“SHBA të ketë pritshmëritë mesatare nga të dyja palët në mënyrë që negociatat të vazhdohen tutje, pasi që siç e dimë me qëndrime maksimaliste dhe nacionalite dialogu është bllokuar në tërësi”, deklaroi Fetahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori