LAJMI I FUNDIT:

Amdi Bajram: Pas kalit të mirë ngritet shumë pluhur (Video)

Amdi Bajram: Pas kalit të mirë ngritet shumë pluhur (Video)

Zgjerimi i koalicionit qeveritar në Maqedoni, ka sjellur reagimet të shumta nga analistët dhe opinioni publik.

Angazhimi në qeveri i deputetit Amdi Bajram dhe partisë që ai përfaqëson, ka shkaktuar shqetësim tek përfaqësuesit tjerë të romve në Maqedoni.


Kurto Dudush sot në një deklaratë për media tha se Amdi Bajram dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë që të mos ndiqet për vepra penale të bëra nga ai dhe djemtë e tij dhe porositi kryeministrin Zaev, se me atë në qeveri jetë për romët nuk do të ketë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Amdi Bajram ju është përgjigjur këtyre akuzave, duke thënë se ai sulmohet pasi është më i mirë dhe më i ditur se ata.

“Duhet të ngjitesh shkallë pas shkalle dhe ashtu të zbresësh, pasi nuk mund të kërcesh përnjëhjerë. Më 8 prill i ftova të gjtha partitë politike rome, të bëhemi bashkë për të mirën e romëve, por kjo nuk u përshtatet. Nuk e di nga se frikësohen, ata vetëm mund të përfitojnë nga unë. Normalisht që do të më sulmojnë. Nga kali i mirë, ngrihet shumë pluhur”, tha Amdi Bajram./Telegrafi/