Amber Heard është pothuajse gati të mbarojë ‘luftën’ që ka me ish-bashkëshortin Johnny Depp.

Derisa procedurat gjyqësore janë ende në shqyrtim, aktorja ka vendosur që të gjejë pak kohë për veten, shkruan Daily Mail.


Ajo është parë gjatë ditës së djeshme (e hënë) duke bërë blerje, ndërsa nën shoqërinë e saj ishte edhe e dashura, Bianca Butti.

33740354 8783225 image m 44 1601336863990

34-vjeçarja është shfaqur me një fustan të zi, ndërsa flokët bionde kishte vendosur që t’i lidh prapa kokës.

Ndërsa Butti, përkundër aktores, mbante të veshur një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të thjeshta.

33740352 8783225 image m 45 1601336893169

Vlen të përmendet se Depp ka kërkuar që seanca gjyqësore mes tij me Amber të shtyhet për në janar të vitit 2021, pasi në këtë kohë i duhet të xhiroj filmin “Fantastic Beasts 3”. /Telegrafi/

33740358 8783225 image m 46 1601336913021