Ambasadori i Bashkimit Evropian  në Kosovë, Tomas Szunyog ka ngushëlluar sot familjen e viktimave  nga vërshimet në Pejë.

Në një postim në Twitter, Szunyog ka thënë se  është shprehur i pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve në Pejë.


“I pikëlluar thellësisht nga humbja tragjike e dy jetëve nga përmbytjet në Pejë mbrëmë. Ngushëllime të përzemërta familjes së viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve. Falënderoj  për reagimet e para, policinë dhe FSK-në”, ka shkruar Szunyog.

Nga vërshimet e djeshme në Pejë, për pasojë kanë humbur jetën një djalë pesë vjeç dhe nëna e tij.

Sipas Policisë, nëna fillimisht është zhdukur, por është gjetur pas kërkimeve të ekipeve policore në lagjen “Asllan Qeshme”.

ngushllime