LAJMI I FUNDIT:

“Ambasadori i Rusisë tejkalon kompetencat e tij në Shkup”

“Ambasadori i Rusisë tejkalon kompetencat e tij në Shkup”

Diplomatë të vendit thonë komentojnë për Nova Tv se ambasadori rus në Shkup, Oleg Scherbak i ka tejkaluar kompetencat e mandatit të tij diplomatik, të përcaktuara me Konventën e Vjenës.

Diplomatët konsiderojnë se pjesëmarrja dhe fjalimi i tij në protestën e organizuar nga partia “Maqedonia e e vetme”, para Ambasadës së Rusisë paraqet tejkalim kompetencash.


Sipas tyre, në bazë të parimit të eksterritoriaritetit, Ambasada paraqet territor rus, kështu që protestuesit kanë mundur të futen brenda në Ambasadë dhe të thonë atë që kishin për t’ia thënë njëri-tjetrit.

Kështu, praktika diplomatike kërkon që ambasadori të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), për t’i thënë që të qëndrojë në mandatin që e ka./Telegrafi/