LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori rus: Themelet e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut janë në luftën antifashiste

Ambasadori rus: Themelet e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut janë në luftën antifashiste

Filmi dokumentar “Travniki: shkolla për xhelat”, u shfaq sot në Qendrën memoriale të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, me rastin e 75-vjetorit të çlirimit nga kampi i vdekjes “Auschwitz-Birkenau”.

Në projeksionin, që u organizua nga Ambasada Ruse në Shkup dhe Fondi i holokaustit të hebrenjve, ambasadori rus Sergei Bazdnikin tha se filmi tregon për kampin e stërvitjes së aradhave gjermane, ku robërit e luftës përgatiteshin për siç tha ai, “punë” në kampet e vdekjes Belzec, Sobibor, Treblinkë, Majdanek dhe Auschwitz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri thirrje që bota t’i kundërvihet çdo akti të ksenofobisë dhe antisemitizmit.


“Rusia i kushton vëmendje të madhe luftës kundër neonazizmit dhe jotolerancës. Në pajtim me këto përpjekje në suaza të KB-së, me nismë të vendit tonë, Asamblea e Përgjithshme çdo vit miraton rezolutë kundër glorifikimit të nazizmit”, tha Bazhdnikin, i cili theksoi se nuk guxon të lejohet falsifikim i historisë.

Ai i bëri vërejtje Republikës së Maqedonisë së Veriut se nuk e ka mbështetur atë rezolutë, e cila nuk ka hasur në mbështetje as nga vendet e BE-së, ndërsa SHBA-ja dhe Ukraina kishin votuar kundër.

Ambasadori rus tha se themelet e shtetësisë së RMV-së bazohen në luftën antifashiste dhe se shteti në të ardhmen do të numërohet në mesin e atyre që e mbështesin atë dokument, i cili në dhjetor të vitit 2019 mori mbështetje nga 133 vende./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori