LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i ri i Kosovës në Katar, Fuad Morina dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i ri i Kosovës në Katar, Fuad Morina dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i ri i Kosovës në Katar, Fuad Morina i ka dorëzuar dje kredencialet ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shtetit, Sulltan bin Saad Al Muraikhi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të Qeverisë së Katarit.


Në njoftim thuhet se përveç ambasadorit të Kosovës, kredencialet i kanë dorëzuar edhe disa ambasadorë të shteteve të tjera.

“Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme SH.T. Sulltan bin Saad Al Muraikhi dje ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të Republikës së Mozambikut në Katar SH.T. Isac Mamudo Massamby, ambasadorit të Republikës së Kosovës SH.T. Fuad Morina, ambasadorit të Republikës së Kongos- Brazzaville (jo rezident) SH.T. Celestin Jean Paul, Ambasadori i Vatikanit (jorezident) SH.T. Kryepeshkopi Eugene Martin Nugent, Ambasadori i Republikës së Sllovenisë (jorezident) SH.T. Mateja Prevolasek, dhe Ambasadori i Republikës së Kilit (jorezident ) HE Jorge Daccarett”, thuhet në njoftim.

Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme i Katarit u ka uruar ambasadorëve të rinj sukses në kryerjen e detyrave të tyre, duke i garantuar ata se do tu ofroj të gjithë mbështetjen për avancimin e marrëdhënieve mes Katarit dhe Mozambikut, Kosovës, Kongos-Brazzavilit, Vatikanit, Sllovenisë dhe Kilit për një bashkëpunim më të ngushtë në fusha të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori