LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori O’Conell: I lejuat kriminelët të garojnë në zgjedhje

Ambasadori O’Conell: I lejuat kriminelët të garojnë në zgjedhje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell e ka quajtur të papranueshme vendimin e Gjykatës Supreme për rikthimin në garë të personave të cilëve KQZ-ja u kishte dhënë “vijë të kuqe” në zgjedhjet e 22 tetorit.

Madje, diplomati anglez i ka quajtur ‘kriminelë’ të gjithë këta kandidat të cilët ishin në procese gjyqësore, shkruan Indeksonline.

“KQZ ka marre vendim te mire për decertifikimin ne fillim, dhe Gjykata Supreme ia ka dhëne te drejtën krimineleve me kandidu. Ka qene pak befasuese sepse ligji ka qene i qarte qe nëse dikush dënohet për disa krime nuk lejohet te kandidojë për zgjedhje”, ka thënë ai në një bashkëbisedim me qytetarë.


Më tej, O’Connel thotë se qytetarët e kane fjalën e fundit, ata mund te zgjedhin, ata mund te vendosin. “Nëse dëshirojnë te pastrojnë jetën publike te Kosovës prej krimineleve, ata duhet te mos votojne per kriminelet”, thotë ai.

Në fund, diplomati nga Britania thekson se në vendin e tij do të ishte skandal i madh nëse një parti përfshin një kriminel në listën zgjedhore. “Nëse kjo parti vazhdon poashtu te mbajë atë në listën e kandidateve, nuk është vetëm ai kandidat qe do te ndeshkohet por krejt partia do te vuante nga ky vendim”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ishte edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila e ka quajtur për keqardhje vendimin e Supremes. “E kuptojmë vendimin e KQZ-së për t’i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës. Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale”, thuhet në letrën e Ambasadës Amerikane.

“Vazhdojmë të mbështesim frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje. Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi”, thuhet më tej aty.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori