Ambasadori i i Republikës së Kosovës, Lirim Greiçevci, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Mbretit të Holandës, Lartmadhërisë së Tij, Willem-Alexander.
Ceremonia në Pallatin Mbretëror në Hagë filloi me intonimin e himnit të Kosovës nga orkestra mbretërore dhe inspektimin e gardës mbretërore nga Ambasadori Greiçevci.
Ambasadori Greiçevci më pas dorëzoi Letrat Kredenciale dhe zhvilloi një takim me Mbretin e Mbretërisë së Holandës. Me këtë rast, duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit Thaçi, ai shprehu falënderim të veçantë për mbështetjen e Holandës dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve. Njëkohësisht, Ambasadori Greiçevci premtoi se do të angazhohet për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë ceremoni, Ambasadori Greiçevci u shoqërua nga bashkëshortja, znj. Lindita Greiçevci, si dhe diplomatët e ambasadës:  Besnik Ramadanaj, Këshilltar, zn Yllka Geci, Sekretare e Parë dhe Kolonel Ahmet Ajeti, Atashe i Mbrojtjes.
Në shkurt të vitit të ardhshëm, Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës shënon 10 vite nga hapja e saj.
Mbretëria e Holandës është vendi i 23-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, përkatësisht më 04 mars 2008. /Telegrafi/

Ambasadori Greiçevci dorëzon Letrat Kredenciale Mbretit të Holandës Willem Alexander 02

Ambasadori Greiçevci dorëzon Letrat Kredenciale Mbretit të Holandës Willem Alexander 04

Ambasadori Greiçevci dorëzon Letrat Kredenciale Mbretit të Holandës Willem Alexander 05

Ambasadori Greiçevci dorëzon Letrat Kredenciale Mbretit të Holandës Willem Alexander 06