LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti, kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për ndonjë sulm të ri ndaj Kosovës.

E për këtë çështje, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se ekzitojnë spekulime të tilla për të cilat tha se presidenti rus, Vladimir Putin mundohet të krijojë problem kudo që mundet.


“Dëgjo, ka shumë spekulime… besoj se Putini mundohet të krijojë probleme kudo që mundet, për të larguar vëmendjen nga vrasjet dhe agresioni vrastar dhe kriminal  në Ukrainë. Por ne kemi reaguar. NATO ka reaguar duke e forcuar sigurinë pa e ndryshuar status quo-në…”, tha ambasadori gjerman.

Por që Rohde e sheh si të paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë.

Ai shtoi se Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë.

“NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monituruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e  lavdëruam  publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Por siguria duhet të plotësohet edhe me një proces politik aktiv. E përsëris, pasi që jam ambasador në Kosovë, adresaime kryesore është  qeveria kosovare. Dhe ne tani po avokojmë t’i bindim ata, që ne jemi partnerët tuaj dhe ju lutem keni besim në ne.  Nuk mund ta themi se sa shpesh Gjermania është angazhuar, qoftë në  procesin e liberalizimit të vizave, qoftë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në propozimin franko-gjerman, apo që këshilltarët specialë të vijnë këtu”, deklaroi Rohde.

Derisa ritheksoi se Kosova duhet t’i përmbushë detyrat ligjore një prej të cilave është edhe krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në mënyrë që të anëtarësohet me të drejta të plota në NATO dhe KiE.

“Ne jemi parter i juaji dhe ne duam që ju të bëheni anëtar me të drejta të plota i komunitetit ndërkombëtar, dmth strukturave evropiane , NATO-s, Këshillit të Evropës. Por ju duhet t’i kryeni detyrat tuaja dhe njëra nga to është AKSHS-ja”, shtoi Rohde në Tëvë1.

Ndryshe, përveç paralajmërimeve të kryeministrit Kurti edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kishte thënë se kanë informacione për grupe të cilat mund ta sulmojnë Kosovën në të ardhmen.

Konjufca madje kishte deklaruar që institucionet e sigurisë në Kosovë, vazhdimisht janë duke u përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Ne nuk kemi kohë t`i dëgjojmë premtimet e kota të Vuçiq se është paqësor. Ne jemi duke u përgatitur si Republikë dhe si Polici e Kosovës për sulme të mundshme të ardhshme. Ministri i Punëve të Brendshme (Xhela Sveçla), dje tha që kanë informata dhe nga inteligjenca që grupe po ushtrojnë atje, tjera që mund ta sulmojnë Kosovën”.

Teksa njohësit e politikës në vend thonë se mesazhet e kryeministrit Albin Kurti, që paralajmërojnë për rrezikun nga sulmet terroriste serbe, janë shqetësime reale dhe të qëlluara, pasi sipas tyre, instrumentalizomi i serbëve të Kosovës është një politikë e vjetër e Serbisë. Ata thonë se ka rrezik që grupet terroriste të sponsorizohet edhe nga Rusia e vende të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori