LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman reagon për largimin e SHBA-së nga Bordi i Agjencisë së Pronës

Ambasadori gjerman reagon për largimin e SHBA-së nga Bordi i Agjencisë së Pronës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar pas largimit të SHBA-së, nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi shfaqën hapur kundërshtimin e tyre që Naser Shala të udhëheqë me këtë agjenci.

Heldt në një postim të bërë në profilin e tij në Twitter ka thënë se, në Kosovë nuk është që nuk ka njerëz të arsimuar dhe të kualifikuar për pozita të larta, përkundrazi “por për sa kohë që pozicionet publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë nga ata që përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin”.

Ndërkohë, në njoftimin e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se ata nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve.


SHBA ndjek shembullin e britanikëve, tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës
Lexo po ashtu SHBA ndjek shembullin e britanikëve, tërhiqet nga Bordi i Agjencisë së Pronës

“SHBA-ja ka dhënë dorëheqjen nga Bordi i AKKVP-së, siç bëri Mbretëria e Bashkuar më herët. Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e një institucioni ku lidershipi i tij u shërben më shumë interesave personale dhe politike se sa qytetarëve. Përzgjedhja e miqve të pakualifikuar për pozicionet qeveritare dëmton imazhin e Kosovës dhe tradhton besimin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori