Ambasadori francez në Prishtinë, Olivier Guerot, vlerëson se Kosova ka shumë për të fituar nga dialogu me Serbinë dhe se normalizimi mes dy vendeve është i domosdoshëm.
Ai në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, thotë se marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër në kuadër të dialogut, përbëjnë një hap të madh përpara që Kosova dhe qytetarët e saj kanë shumë interes për ta zbatuar.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i domosdoshëm sepse edhe pse koha kalon, gjeografia nuk ndryshon. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për këto dy vende, por edhe për anëtarësimin tuaj në Bashkimin evropian, të cilit Kosova synon t’i bashkohet”, deklaron Guerot.
Sipas tij, këto marrëveshje Bruksel-Ohër ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Kosovën dhe zhvillimin e saj socio-ekonomik.
“Populli i Kosovës dëshiron perspektivë më të mirë për veten, për fëmijët dhe kjo është pikërisht ajo që ne po ua ofrojmë”.
Ambasadori francez më tej komenton edhe draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin thotë se Franca e mbështetë plotësisht.
“Franca mbështet plotësisht statutet e propozuara për Asociacionin të bëra nga BE-ja. Ky propozim është në përputhje me kornizën ligjore kosovare dhe garanton institucionet funksionale. Kosova ka marr angazhime për themelimin e këtij asociacioni që nga viti 2013 dhe është koha e fundit që të ecim përpara në bazë të këtij projekti shumë të mirë dhe me mbështetjen e partnerëve të Kosovës”.
Ai thekson se Franca dëshiron të njëjtën gjë si Kosova: një vend që funksionon dhe zhvillohet për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj. “Dhe e duam atë tani”.
Në fund, Guerot flet edhe për mundësinë e heqjes së masave sanksionuese ndaj Kosovës nga BE-ja, duke thënë se “jot ë gjitha kushtet janë përmbushur”.
“Ju referoj në deklaratën evropiane të Bratislavës më 3 qershor: jo të gjitha kushtet janë përmbushur. Është e rëndësishme që shpejt të bëhen përpjekjet e nevojshme, po mendoj në veçanti organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, në mënyrë që në raportin e ardhshëm të BE-së të shihet se janë plotësuar kushtet për heqjen e masave”, thekson ambasadori.
“Ka një dritare mundësie për t’u shfrytëzuar përpara rinovimit të institucioneve evropiane. Kjo do t’i mundësonte ekipit të ardhshëm të fokusohet në çështje të tjera të rëndësishme për Kosovën. Dinamika aktuale e zgjerimit është një mundësi për t’u shfrytëzuar”.
Sipas tij, Kosova e ka vendin e saj brenda BE-së dhe tani është koha për të bërë përpjekjet e nevojshme për ta konfirmuar atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker