Tashmë kur edhe jo zyrtarisht ka nisur fushata politike për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen këshillon liderët politikë që mos t’iu japin jehonë narrativave të rreme.
Sipas tij Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik.
Këto komente, ambasadori i Finlandës në Kosovës, Matti Nissinen i bëri në kuadër të konferencës “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare” e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në bashkëpunim me zyrën Konrad Adenauer Stiftung (KAS) .
Ambasadori finlandez tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i mbështes përpjekjet konstruktive të dialogut Kosovë-Serbi për t’i zbutur tensionet mes dy vendeve si dhe të promovojë bashkëjetesë paqësore.
“Pasi që Kosova po përgatitet për zgjedhjet në shkurt, rreziku për polarizimin e shoqërisë dhe këto informacione që e bënë më të rëndësishme me një potencial për të destabilizuar, për tu përballur këto rreziqe, Kosova duhet të zgjerojë mjetet e saja për luftimin e këtyre informacioneve duke rritur mekanizmat dhe duke përmirësuar mekanizmat e fakteve dhe konfirmimin… Figurat publike duhet të marrin parasysh ndikim pak më të gjerë të deklaratave të tyre.
Figurat me ndikim duke përfshirë edhe politikanët dhe persona të tjerë dhe personalitete të shquara duhet sigurisht të kenë kujdes që të mos i japin jehonë këtyre narrativave të rrejshme sepse kjo mënyrë e kësaj jehone se si personat e profilit të lartë mund t’i përhapin dhe shpërndajnë edhe më tepër këto lajme. Dhe duhet të krijojmë sisteme të monitorimit që shumë shpejt t’i detektojmë dhe zbulojmë këto informacione të rreme dhe në këtë mënyrë Kosova duhet të krijojë një elektorat shumë të informuar dhe të ketë një proces demokratik”, tha ai.
Ambasadori finlandez në Kosovës teksa shprehu mbështetjen e shtetit të tij për integrimit euro-atlantik të Kosovës, theksoi se një hap i tillë është masë jetike për një të ardhme të sigurt.
“Për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor integrimi në strukturat euro-atlantike nuk është vetëm zgjidhje politike, por është edhe një masë jetike e sigurisë për një të ardhme më të sigurt. Finlanda i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euro-atlantik dhe është e gatshme t’i ndajë përvojat e saj në përballjen me luftën hibride”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë