Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka zhvilluar një takim me zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau.

Në një postim të Ambasadës së Kosovës në Uashington thuhet se Kosova vlerëson mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur.


“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të takonte Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. E vlerësojmë shumë mirësinë, sinqeritetin dhe mbështetjen e tij të palëkundur. Jemi mirënjohës për angazhimin e tij në çështje kyçe, përfshirë Kompaktin e MCC-së për Kosovën, dhe mezi presim të avancojmë tutje bashkëpunimin”, thuhet në postim. /Telegrafi/