Para anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës përmes një video-lidhje sot është paraqitur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj. Por ky i fundit përveç një deklarate të përgjithshme për rastin e Agron Musliut, i cili dyshohet se kreu vetëvrasje në karantinë, ka refuzuar të flasë më shumë rreth rastit.
Cufaj ka refuzuar të jep detaje rreth rastit të Agon Musliut duke thënë se mund të dëmtojë hetimet dhe mund të ngarkohet me përgjegjësi penale, pasi rasti është ende në proces.
Ai shtoi se për të ndjerin Agon Musliu në organet e hetuesisë së Kosovës kanë dorëzuar edhe dokumentin mjekësor që dëshmon se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore.
Tutje tha se si Ambasada e Kosovës në Gjermani i kanë dorëzuar të gjitha provat e nevojshme për veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve të tjerë.
“Si ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë për rastin në fjalë kam dhënë deklaratë me shkrim pranë organeve të hetuesisë së Kosovës. Bashkë me deklaratën në fjalë kam dorëzuar edhe këto prova: korrespodencën zyrtare të Ambasadës të Kosovës në qendrën emergjente të ministrive përkatëse të Qeverisë së Kosovës, listën e emrit, mbiemrit, numrin personal, vendlindjen, vendbanimin në aktual në Gjermani, adresën në Kosovë dhe arsyen emergjente të riatdhesimit dhe posedimin ose jo të provave mjekësore të 151 udhëtareve në avionin e kompanisë ajrore “Euroëing” më 2 maj 2020 në relacionin Stuttgart-Prishtinë”, tha Cufaj.
“Tek organet e hetuesisë kemi dorëzuar listën edhe emrin e mbiemrin e të ndjerit numrin personal, datëlindjen, vendbanimin në Gjermani dhe atë në Kosovës dhe numrin e telefonit. Tek organet hetuese të Kosovës kemi dorëzuar edhe dokumentin mjekësor me të cilin dëshmohet se i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore…”, u shpreh ai.
“Me gjithë respektin për ju, mua më duhet të rezervohem në deklarimin e mëtejmë për të dhënë detaje, pos informacioneve të përgjithshme, por të sakta që iu dhashë paraprakisht. Rezervimi im ka të bëjë se deklarimi im mund të interpretohet nga organet e drejtësisë si zbulim i informacioneve nga hetimi penal”, tha Cufaj.
Kryesuesja e Komisionit Hetimor, Mimoza Kusari-Lila kërkoi të di rreth komunikimit dhe rrethanave për rastin e Agon Musliut, por ambasadori Cufaj i quajti aludime pyetjet e deputetes.
Gjatë debatit Kusari-Lila i kërkoi ambasadorit të Kosovës në Gjermani që t’i lë anash komentet dhe të tregojë se raportin në fjalë për të ndjerin Agon Musliu a e ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përgjigja e tij ishte që atë e ka dorëzuar raportin edhe në ministrinë përkatëse.
“Zonja Kusari-Lila edhe njëherë shpreh keqardhjen për aludimet që provoni tërë kohën t’i bëni dhe unë si ambasador nuk mund t’i përgjigjem aludimeve tuaj. Natyrisht që kemi dorëzuar raporte të rregullta me rastin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës”, tha ai.
Kurse kryesuesja e komisionit, Kusari-Lila përsëri e pyeti, duke i tërhequr vërejtjen të mos komentonte, por vetëm të përgjigjej pyetjeve.
“Zotëri ambasador, pa aludime ju lutem, pa komente mbi deklaratat e njëri-tjetrit. Do thotë, a aludoj apo nuk aludoj është çështje për vlerësim. A keni dorëzuar vetëm për rastin në fjalë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme”, pyeti Kusari-Lila, për të cilën pyetje Cufaj u përgjigjë vetëm duke pohuar se ka dorëzuar raport.
Gjatë kësaj mbledhje sqarime ka dhënë edhe këshilltari ligjor i Kuvendit të Kosovës, Muhamet Bytyqi i cili e njoftoi ambasadorin Cufaj se është i obliguar që të jep deklaratën e tij në cilësi të dëshmitarit edhe në këtë komision hetimor për menaxhimin e pandemisë nga qeveria.
“Si Zyrë ligjore e Kuvendit të Kosovës kemi lëshuar një opinion ku është bërë me dije se të gjithë dëshmitarët që kanë obligim ligjor të paraqiten para Komisionit Hetimor…Edhe përkundër që jeni intervistuar në cilësinë e dëshmitarit para organeve të drejtësisë, prapë jeni të obliguar që në cilësinë e dëshmitarit të deklaroheni edhe para Komisionit Hetimor Parlamentar”, tha Bytyqi.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu reagoi ndaj refuzimit të ambasadorit Cufaj, duke i thënë se nëse refuzon të përgjigjet në Komision Hetimor është njëjtë sikur të refuzojë të intervistohet nga prokuroria.
Haxhiu madje kërkoi të di se dokumentin që ka vërtetuar për problemet shëndetësore të Musliut, a e ka dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe atë të Shëndetësisë.
“Nëse ju refuzoni të përgjigjeni si dëshmitar këtu të intervistoheni do të vlejnë të njëjta procedura sikurse do të refuzoni të intervistoheshit para prokurorisë. Pra, ju e keni obligim dhe detyrim ligjor të na jepni në dispozicion neve si Komision hetimor ato që i dini… Dokumentacioni mjekësor për sëmundjen e Agon Musliut ka qenë në dispozicionin tuaj, sepse ju keni dorëzuar një listë të cilin ne e posedojmë të udhëtarëve të datës 2 maj ku keni për disa udhëtarë vërtetuar dhe shkruar që tani ajo është në publik dhe nuk është asnjë sekret keni shkruar se kanë probleme shëndetësore dhe posedojnë vërtetim mjekësor. Një ndër ata udhëtar është edhe Agon Musliu me të njëjtën vërejte dhe sugjerim. Kur e keni shkruar se ka probleme shëndetësore dhe posedon vërtetim këtë vërtetim a e keni përcjell tek organet përgjegjëse operative në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Shëndetësisë”, tha Haxhiu.
Duke mos u përgjigjur ambasadori Cufaj në shtetin gjerman tha se nuk po refuzon të përgjigjet, por rasti është ende në hetim dhe se deklaratën e tij e ka deponuar tek organet e drejtësisë dhe se aty deputeti Haxhiu mund ta gjejnë përgjigjen e pyetjes së tij.
“E kam deponuar deklaratën time pranë organeve të hetuesisë në Kosovë dhe pyetjes tuaj mund t’ia gjeni tek organet. Dhe unë propozoj që të konsultohem me përfaqësuesit e mi ligjorë duhet ta kuptoni zonja dhe zotëri nuk jam duke refuzuar të përgjigjem në pyetjet e juaja. Nëse rasti në fjalë është në hetim rasti në fjalë ende nuk është sjell ende as para Prokurorisë as pranë Gjykatës dhe nëse përfaqësuesit ligjorë do t’i kenë parasysh gjithë këtë që e thatë ju dhe më rekomandojnë që të flas me ju dhe duhet të flas me ju, do ta bëj me kënaqësinë më të madhe”, tha Cufaj.
“Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka ekspertizë mjekësore e tërë detyra jonë ka qenë të dërgojmë listat me emrat e udhëtarëve vendbanimi në Gjermani dhe Kosovë numrin personal, por jo edhe dokumentin mjekësor ne si ambasadë është dashur vetëm ta posedojmë dhe secili shtetas që ka poseduar dokument mjekësor ka qenë i obliguar që ta ketë me vete, në mënyrë që posa të aterrojë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, atë dokument ta tregojë para organeve përgjegjëse ”, tha ambasadori Cufaj.
Pas këtij debati kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin të pandemisë COVID-19, e ka njoftuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani se dhënia e dëshmisë të tij për sot ka përfunduar dhe se në ndonjë orar tjetër mund të vazhdojnë intervistimin pas konsultimit me përfaqësuesit e tij ligjorë.
Ndryshe, Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga Qeveria e Kosovës vendosi që të ftohen për të dhënë dëshminë e tyre edhe pjesëtarë të personelit mjekësorë që kanë qenë në Aeroportin e Prishtinë “Adem Jashari” në ditën kur kishte ardhur i ndjeri Agon Musliu.
Po ashtu u dakorduan që dëshmi të japin edhe personeli mjekësor në qendrën karantinë në Prishtinë ku ka ndodhur rasti tragjik, si dhe zyrtarë nga katër qendrat operative, ajo e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Punëve të Jashtme, e Shëndetësisë, si dhe nga qendra operative e Gjilanit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova