LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Qeveria e re ta heq taksën

Ambasadori amerikan në Beograd: Qeveria e re ta heq taksën

Kushdo që të jetë në krye të qeverisë së re të Kosovës, do të përballet më një kërkesë të amerikanëve.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka porositur ekzekutivin e ri kosovar që ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Do të bëjmë krejt cka mundemi që të ndikojmë të Qeveria e re  Kosovës që të kthehet në tavolinën e bisedimeve, kjo do të thotë para se gjithash se duhet të largohet taksa 100% për produktet serbe. Kjo taksë nuk ndihmon që të shkohet përpara dhe të gjendet pajtimi Kosovë -Serbi”, ka thënë Scott, raporton KlanKosova.


Ai pati porosi edhe për serbët që po ankohet rreth dokumenteve të nevojshme për votim në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Po e vëzhgojmë situatën drejt zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Me sa kuptoj unë rregullat se me çfarë dokumentesh të votohet kanë qenë të njëjta si në këto zgjedhje po ashtu edhe në ato për kryetarë komunash, që së fundi u mbajtën në veri të Kosovës. Shpresojmë që çdo qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për votim”, ka thënë Scott.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe kandidat i koalicionit AAK-PSD për këtë post ka thënë se taksa nuk duhet të hiqet dhe kushdo që e merr një vendim të tillë gabon rëndë.

Kurse LDK dhe Vetëvendosje së fundmi janë deklaruar se duhet të ketë reciprocitet ndaj Serbisë, duke lënë të hapur kështu mundësinë që ta heqin taksën nëse vijnë në pushtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori