LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë

Ambasadori amerikan në Beograd: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, tha se pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane, qëndrimi mbetet i vazhdueshëm se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë.

Ai vlerësoi se pengesa më e madhe e integrimit evropian të Serbisë mbetet çështja e pazgjidhur e raporteve me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbajnë të njëjtën linjë me të”, tha Godfrey, në një konferencë të mbajtur online me temën “Serbia, Ballkani Perëndimor dhe Integrimi Perëndimor në një kohë sfidash”, organizuar nga organizata joqeveritare “Qendra për Politika e Jashtme” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane.


Godfrey tha se Serbia është një vend evropian por “ndikimi malinj” po e bllokon rrugën e saj evropiane.

“Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Serbia të vazhdojë të zhvillohet si një vend modern evropian demokratik në paqe me fqinjët e saj, në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona më të gjera rajonale”, tha Godfrey, transmeton REL.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka nisur në vitin 2011 me bisedimet për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Gjatë dhjetë vjetëve të dialogut Kosovë-Serbi, besohet se janë arritur mbi 30 marrëveshje, ndonëse autoritetet në Prishtinë dhe në Beogradi, flasin me shifra të ndryshme për këto marrëveshje.

Në mesin e marrëveshjeve të arritura është edhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për formimin e së cilës, tashmë ekziston kontesti ndërmjet vetë palëve që e kanë arritur atë.

Bashkimi Evropian synon të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në të cilën do të zgjidheshin të gjitha çështjet mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori