Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett duke komentuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ka thënë se populli ka votuar për ndryshim duke votuar partitë që kërkuan zvogëlim të korrupsionit dhe zhvillim ekonomik.
“Është e qartë se populli i Kosovës votoi për ndryshim duke zgjedhur partitë përqendrimi i të cilave është në zvogëlimin e korrupsionit dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Edhe Shtetet e Bashkuara i përqafojnë këto synime” ka thënë Kosnett.
Ambasadori ka deklaruar se pret certifikimin e zgjedhjeve dhe formimin e Qeverisë së re, sa më shpejt që është e mundshme.
“Sikurse të gjithë në Kosovë, ne presim certifikimin e rezultateve në ditët e ardhshme, dhe presim që qeveria e re të formohet sa më shpejtë që është e mundshme. Ambasada inkurajon diskutime të vazhdueshme lidhur me formimin e qeverisë para se të certifikohen rezultatet. Ne presim, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta, që qeveria e Kosovës të shërbeje për të mirën publike për të gjithë qytetarët e saj të të gjitha komuniteteve. Presim nga të gjitha partitë, qoftë ato në qeveri apo në opozitë, që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive” ka thënë Ambasadori Kosnett.
Kosnett ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke shtuar se pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar.
“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të. Marrëdhëniet më të mira me Serbinë nuk do të zhvendosin vëmendjen nga përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës, por do t’i plotësojnë ato” ka thënë Ambasadori i ShBA-ve në intervistën për Telegrafin.
Ai shpreson që Qeveria e re të adresojë këto tema serioze.
“Jam optimist se qeveria e re do të dëgjojë vullnetin e popullit dhe do të adresojë këto çështje serioze” ka thënë ambasadori amerikan Kosnett. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri