Reagimet rreth dinarit serb - ambasadori amerikan Hovenier thërret konferencë për media

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier sot do të mbajë një konferencë për media.
Hovenier do t’i adresohet mediave në ora 15:00 para Ambasadës amerikane në Kosovë.
Megjithëse nuk është bë e ditur se për çfarë do të flas, kohët e fundit në fokus është çështja e ndalimit të dinarit serb.
SHBA ka kërkuar që të shtyhet zbatimi i rregullores së BQK-së në mënyrë që të ketë një fushatë informuese.
Kjo ka bërë që së fundi edhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































