Ambasadori amerikan: Dalja e madhe në zgjedhje tregon përkushtimin për të ardhmen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka quajtur ditë të madhe ditën e sotme duke e vlerësuar daljen e madhe të votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.
Siç ka shkruar Kosnett në Twitter, kjo tregon përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.
“Çfarë ditë e shkëlqyeshme - i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar - kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.
Ndryshe, sot janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































