LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Ruse: Ndërhyrjet nga jashtë janë shumë të rrezikshme për Maqedoninë

Ambasada Ruse: Ndërhyrjet nga jashtë janë shumë të rrezikshme për Maqedoninë

Ambasada e Federatës Ruse në Shkup është bërë gjithnjë e më aktive me deklaratat e saj në lidhje me krizën politike në vend, duke dhënë vërejtjet dhe mendimet e saj për këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin më të ri të saj, Ambasada është e bindur se dalja, siç thonë, nga kriza e rëndë politike e brendshme që e ka përfshirë Maqedoninë, mund të gjendet ekskluzivisht në kuadër të fushës ekzistuese kushtetuese, në bazë të normave të pranuara demokratike.


Sipas tyre, çdo tentim i ndërhyrjes nga jashtë që të imponohen zgjidhje të mundshme përskaj vullnetit të popullit janë shumë të rrezikshme dhe duhet të hidhen poshtë nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasada i konsideron si të padobishme, për siç thonë, shpekulimet e politikanëve të caktuar që kërkojnë arsye të krizës politike të brendshme të vendit në rivalitetet e fuqive të mëdha.

Njiherit, Ambasada dënon tentimet e forcave të jashtme, siç thonë, për të keqpërdorur faktorin e marrëdhënieve ndëretnike të përkeqësuara me qëllime të tyre, duke shtuar se veprimet e tilla janë të rrezikshme për Maqedoninë dhe shkaktojnë dëmtim të interesave themelore të Maqedonisë dhe stabilitetin në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori